Lajme

Audio-përgjimi i PD, Agron Xhafaj kallëzon penalisht tre zyrtarët demokratë

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm,  Fatmir Xhafaj ka reaguar pas akuzave të PD duke depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj tre zyrtarëve të selisë blu.

Zyrtarët e PD, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazment Bardhi publikuan të hënën një audio-përgjim, ku pretendojnë së është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, që vijon aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës.

Agron Xhafaj ka deklaruar që audio-përgjimi i publikuar nga PD është i rrëmë,

Në audio-përgjimin e publikuar, PD deklaron se është Agron Xhafaj me një person të dytë “bashkëbisëduesi X”, ku ky i fundit kërkon që Xhafaj t’i gjejë ngarkesë me kanabis dhe ta punësojë si skafist për të bërë një rrugë Italie, pasi ka mbetur pa para”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë