Atletike

Atleti Izmir Smajlaj shpallet i pafajshëm, dënohet presidenti i FSHA-së Gjergj Ruli

Gazeta Si – Atletit shqiptar të kërcimit së gjati, Izmir Smajlaj, i është hequr pezullimi nga Federata Ndërkombëtare, sipas Top Channel. Kampioni i Shqipërisë dhe Europës ka fituar pafajësinë nga gjykata dhe mund të kthehet menjëherë në aktivitet.

Ndaj Smajlajt nuk ka më asnjë akuzë. Sportisti shkodran arriti të fitojë betejën ligjire të zhvilluar në Francë me ‘Njësinë e Integritetit të Atletikës’, pas akuzave të kësaj të fundit për manipulim rezultati në bashkëpunim.

LEXO EDHE:
- Izmir Smajlaj, historia e kampionit dhe rekordmenit të madh e shuar nga ‘mashtrimi’!
- Shkelën Kodin e Sjelljes, atleti Izmir Smajlaj dhe dy zyrtarë të FSHA-së pezullohen nga AIU
- Izmir Smajlaj shpallet kampion Ballkani në Turqi për herë të 6 radhazi

Izmir Smajlaj dhe presidenti i FSHA-se dhe trajneri i tij, Gjergj Ruli. Gazeta Si, 17 prill 2023

Në këtë çështje ishin të përfshirë edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atketikës, Nikolin Dionisi, i dënuar me 4 vjet pezullim nga aktivitetet, si dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës dhe njëkohësisht trajneri i Smajlajt, Gjergj Ruli, që është dënuar 5 vjet pezullim.

Presidenti i FSHA-së, Gjergj Ruli, është dënuar ‘për mungesë sinqeriteti dhe mosmarrje masash ndaj administratës për gabimin e bërë’. Zgjedhjet e reja për drejtuesit e rinj të FShA-së do të zhvillohen më 19 maj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë