Atletike

Izmir Smajlaj shpallet kampion Ballkani në Turqi për herë të 6 radhazi

Gazeta Si - Atleti shqiptar i kërcimit së gjati, Izmir Smajlaj, është shpallur kampion i Ballkanit në Stamboll të Turqisë, në edicionin e 27-të të garave në salla të mbyllura. Ky është titulli ballkanik i 6-të radhazi për Smajlajn, çka vërteton spermacinë e tij në disiplinën ku garon.

Me një postim në faqen e tij sportisti shkodran ka bërë të ditur edhe rezultatin e tij të fundit. “I nderuar të jem sërish, për të 6-tin vit radhazi, kampion Ballkanik! Prej vitesh, ky kampionat sa vjen dhe bëhet më i vështirë, por unë jam krenar që arrij të dal në vend të parë për vendin tim”, - shkruan Smajlaj mes të tjerash.

Izmir Smajlaj dhe trajneri i tij Gjergj Ruli. Gazeta Si, 5 mars 2022

Një sukses jo i vogël ky për atletin shqiptar dhe trajnerin e tij Gjergj Ruli, një ish-kampion në po këtë disiplinë. Përveç trajnerit Ruli, në postimin e tij Smajlaj falënderon edhe klubin e Tiranës, Bashkinë e Tiranës dhe Komitetin Olimpik Shqiptar për mbështetjen që i kanë dhënë në punën e tij.

Izmir Smajlaj shkruan gjithashtu se ky është vetëm për fillimi për 2022-shin, duke paralajmëruar surpriza të tjera të bukura në garat në vazhdim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë