Lajme

Athinë, i riu shqiptar qëllohet për vdekje

Vdes pas plagëve të marra pas përleshjes në rrugët e Athinës një 26-vjecar shqiptar. Ngjarja e rëndë sipas mediave greke ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Peristeri, ku shqiptari qëllohet, dyshohet me thikë.

Policia e ka gjetur atë mes pellgut të gjakut, ndërkohë që ndihma e parë nuk ka bërë asnjë dobi për shqiptarin, i cili gjeti vdekjen në spital nga plagët e marra.

Policia ëhstë duke hetura për shkaqet e ngjarjes dhe rënien në gjurmë të autorëve. Ndërkohë ka nisur hetimi i të shkuarës së shqiptarit, pasi nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë një larje hesapesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë