Lajme

Athinë, ekzekutohet me plumb në kokë 36-vjeçari shqiptar

Një 36 vjeçar shqiptar në Greqi është ekzekutuar mbrëmë me një plumb në kokë. Shqiptari është gjetur i vrarë në zonën e Kypselit, në Athinë, ndërkohë deri tani mediat greke nuk e kanë dhënë identitetin e tij.

Nga hetimet paraprake të policisë ai është vrarë për larje hesapesh mes grupeve rivale.

Policia greke ka mbledhur filmimet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë