Rend dhe Ligj

Atentati për gjyqtarin u porosit nga burgu. I dënuari: E paralajmërova!

Neim Behari, i burgosuri në burgun e Drenovës, pranon se ka qenë personi i cili dha dje alarmin fals për bombë në makinën e gjyqtarit në Korçë, Markelian Kuqos.  Behari pranon se ka qenë personi i cili ka marrë në telefon gjyqtarin për lëndën plasëse por deklaron se vetëm  një paralajmërim për të.

Në një lidhje telefonike për Fax News ai ka deklaruar se me  gjyqtarin Markelian Kuqo ka një çështje të hapur, pasi ky i fundit ka vendosur që ta transferojë të dënuarin në një burg tjetër, që nuk ka qenë në kërkesën e tij. Ndaj gjyqtarit ai nuk ndal edhe kërcënimet ku thekson se nëse nuk revokon masën ndaj tij,  Kuqos nuk do i gjendet as varri.

“Flas nga burgu i Drenovës, pranoj publikisht që ky gjyqtar ka një proces gjyqësor që ka një muaj dhe ka shkelur të drejtat e njeriut. Për shkak se unë kam bindje të djathta ai tallet me mua. Unë kam bërë një kërkesë në gjykatën e Korçës dhe kërkoj që të transferohem nga ky burg, ndërsa Kuqo do të më çojë në një burg që unë nuk e dua. Ky zotëria më përmend mua se pse kam shtetësinë greke, pse atij do ti jap llogari unë.  Unë jam personi i porosita atentatin dje. Nuk ishte kërcënim por paralajmërim.  Prej dy muajsh gjyqtari tallet me mua për transferimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë