Rend dhe Ligj

Atentati në Kurbin, ndërron jetë në spital edhe i plagosuri

Rritet bilanci i viktimave nga atentati i ndodhur mbrëmë vonë në Kurbin.

Mësohet se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe i plagosuri, Paulin Gjergji, 53 vjec.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në sheshin e një hoteli në qytet, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar ndaj disa personave, duke vrarë njërin dhe plagosur dy të tjerë.

Viktimë mbeti shtetasi Bujar Lika, ndërsa i plagosur mbeti Paulin Gjergji, i cili humbi jetën sot në spital.

Po ashtu, i plagosur ka mbetur edhe një i ri 21-vjeçar me inicialet K.L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë