Lajme

Atentati ndaj prokurorit, lihet në burg Redjan Rraja

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” Redjan Rrajën, i cili u arrestua dje si një ndër atentatorët e prokurorit Ndoja.
Krimet e Rënda e kanë konsideruar të ligjshëm arrestimit e Redjan Rrajës.
Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura që prej orës 14:00. Dëshmia që ai ka dhenë para hetuesve sot në gjykatë ka qenë mohuese.
Ai ka thënë se nuk ka dijeni për atentatin dhe se nuk i njeh personat e përfshirë.
“Ngjarjen e mësova nga mediat. Ditën kur ka ndodhur ngjarja kam qenë duke përshkruar itinerarin që bëj gjithmonë në Tiranë-Durrës-Fushë Krujë”, mësohet të ketë thënë ai.
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ndodhi pasditen e së premtes në mbikalimin e Shkozetit, pranë autostradës Tiranë-Durrës.
Nga ngjarja e ndodhur ngelën të plagosur edhe dy të tjerë, shoferi i Ndojit dhe shoku i tij, Aleksander Laho dhe Arlind Maloku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë