Lajme

Atentati ndaj Inez Hajrullës në Vlorë, arrestohen 4 persona

Policia e Vlorës ka zbardhur pas gjashtë muajsh atentatin e mbetur në tentativë më 10 maj 2019, në Ujin e Ftohtë, ku shënjestër ishte Inez Hajrulla, një personazh i njohur në botën e krimit në këtë qytet.
Nga operacioni i koduar “Gjurmimi”, policia ka vënë në pranga 4 persona.
Nga të shtënat me armë në drejtim të lokalit ku qëndronte Hajrulla mbeti i plagosur një kalimtar i rastësishëm, Dajko Canodemaj, 63 vjeç.
Mësohet se të arrestuarit janë Daut Elmazi 25 vjeç, banues në Vlorë, Albano Goxhaj 24 vjeç, banues në Fier, Dejvison Serjani 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti 26 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërkohë, policia thotë se në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Inez Hajrulla mbeti invalid si pasojë e një atentati me tritol të bërë kundër tij në nëntor 2017.
Pas tentativës së atentatit majin e këtij viti, Hajrulla qëndroi një muaj në qeli për shkak se u gjet me pistoletë me vete në lokal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë