Rend dhe Ligj

Atentat me armë zjarri në Vlorë, 25-vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë

Një 25-vjeçar është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi vetëm pak metra larg banesës së tij në qytetin e Vlorës. Kristian Breshanaj, është ekzekutuar nga persona ende të paidentifikuar. Informacionet e para bënë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”. Pas ngjarjes së rëndë autorët besohet se kanë djegur makinën tip BMW me targa greke, brenda së cilës u gjet dhe arma e krimit, tip kallashnikov. Automjeti u gjet jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Viktima

Breshanaj kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika, djalë i një mjeku reanimator në Spitalin e Vlorës. Menjëherë pas sinjalizimit për vrasjen e të riut, forca të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Policia për këtë ngjarje deri më tani ka shoqëruar 12 persona të cilët mund të kenë informacione.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë