Ka ndodhur

Ataku i merr jetën gjatë pushimeve në Radhimë mjekut të njohur nga Korça

Ka ndërruar jerë papritur teksa pushonte në plazhin e Radhimës në Vlorë, kreu i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Korçës, Kujtim Shabani.

Mësohet se vdekja e 49-vjeçarit ka ardhur për shkak të një ataku kardiak dhe burime shprehen se mjeku është gjetur pa shenja jete i ulur në një shezlong.

Mjeku Kujtim Shabani, njihet si njeriu human i cili prej shumë vitesh u ka shërbyer qytetarëve korçarë dhe jo vetëm. Prej gati dy vitesh, ai ka trajtuar qindra e qindra qytetarë të juglindjes së vendit të infektuar me Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë