Lajme

Atak kardiak sapo hyri në det, humb jetën turistja çeke në Golem

Në plazhin e Golemit sot është regjistruar një ngjarje e rëndë. Një turiste çeke e moshuar ka humbur jetën teksa ishte duke u larë në det.

Dyshimet paraprake të policisë janë për një atak kardiak, që i ka marrë jetën turistes sapo hyri në ujë dhe nuk ka lënë kohë për reagim.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të vdekjes së turistes nga Çekia.

Ndërkohë po sot gjatë paradites humbi jetën një tjetër pushues nga Kruja në plazhin e Shëngjinit, duke shënuar një bilanc tragjik në plazhet shqiptare këtë të hënë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë