Futboll

Asiston Rashica dhe shënon Muçi, gol 100% shqiptar për Beshiktashin

Gazeta Si – Para grumbullimit me Kombëtaren, Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Beshiktashit. Sulmuesi kuqezi, titullar me ‘shqiponjat’ e Stambollit, gjeti sot përsëri rrugën e rrjetës në kampionatin turk.

Muçi realizoi sapo nisi pjesa e dytë e ndeshjes mes Beshiktashit dhe Antaliasporit, pas një pasimi të bukur të Milot Rashicës nga e djathta. Ishte një gol 100% shqiptar për skuadrën e Beshiktashit, që në atë moment humbiste 0-2. Me golin e Muçit ndeshja u rihap, por Beshiktashi nuk ia doli të barazonte.

Në fundin e ndeshjes pati një episod interesant. Beshiktashi fitoi një penallti në kohën shtesë, pasi u panë pamjet me VAR. Rashica shënoi nga pika e bardhë, por goli nuk u quajt i rregullt, sepse ai preku topin dy herë në momentin e goditjes.

Si sulmuesi kuqezi, ashtu edhe ai dardan, e nisën ndeshjen si titullarë. Që të dy janë në një formë shumë të mirë sportive. Muçi do të vijë kështu mjaft i karikuar në grumbullimin e Shqipërisë për dy miqësoret me Kilin dhe Suedinë.

Muci goal
byu/Albaniafootball insoccer

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë