Sport

Asistencë nga Italia për sportin olimpik shqiptar, Malago dhe Ylli firmosin marrëveshjen

Gazeta Si – Bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Italisë për sportin olimpik. Ose më mirë, asistencë nga Italia për zhvillmin e sportit olimpik në vendin tonë. Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, ka nënshkruar sot një marrëveshje me homologun e tij italian, Xhovani Malago.

Kreu i CONI-it (Komiteti Olimpik Italian), Malago, ka vizituar Shqipërinë me ftesë të presidentit të KOKSH-it, Fideli Ylli. Në memorandumin e bashkëpunimit të firmosur mes tyre parashikohet që Italia të ofrojë eskpertizë të nivelit të lartë, ndihmë në kualifikimin e trajnerëve shqiptarë, ngritjen e kampeve për sportistët dhe një suport në çështjet e mjekësisë sportive.

Malago vizitoi Parkun Olimpik dhe projektet e KOKSH-it për masivizimin e sportit në shkolla dhe për ndërtimin e infrastrukturave, që do të ndihmojnë në rritjen e kampionëve të rinj. Drejtuesi italian u shpreh i gatshëm për mbështetje nga vendi fqinj, por edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për sportin shqiptar.

Një takim delegacioni i Komitetit Olimpik Italian zhvilloi edhe me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë