Politike

Arvizu kritikon Lu: U përqendrua vetëm te Drejtësia

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu është rikthyer në Tiranë për një vizitë disa ditore. Mësohet se Presidenti Ilir Meta do të dekorojë ambasadorin Arvizu me medaljen “Merita speciale Civile”. I ftuar në emisionin ‘Wake up’ në Top Channel, Arvizu tregon se si e ka gjetur Tiranën dhe Shqipërinë katër vjet pas përfundoi mandatin e tij.

Ish-ambasadori u ndal në fenomenin e “braktisjes së vendit nga të rinjtë” duke e cilësuar atë një shumë problematike dhe si një tregues jo të mirë i gjendjes ekonomike. “Ashtu siç e dimë ne politikat në Shqipëri kanë pasur gjithmonë konfrontime dhe përplasje dhe me sa di mbetet po njësoj fatkeqësisht. Ka konfrontime që nuk janë artificiale, por reale dhe këta e ndalojnë progresin e vërtetë. Për sa kohë që Shqipëria do të vazhdojë drejt rrugës Perëndimore, do të fuqizojë marrëdhëniet e veçanta me SHBA, do të integrohet më tej në BE, gjërat do të shkojnë siç duhet. Fenomeni i largimit të të rinjve? Ky është një problem i madh, vërtet. Kur isha këtu impresionohesha nga të rinjtë shqiptarë, gjimnazistët dhe kur takon njerëzit dhe janë kaq shumë energji dhe inteligjencë, ti mendon se ardhmja e këtij është shumë, shumë e mirë. Por për shkak se atyre detyrohen për t’u larguar për të punuar dhe ndërvepruar me këtë shoqëri, e cila është e mrekullueshme. Por siç dimë edhe ne ka shumë gjëra në Shqipëri, të cilat nuk funksionojnë siç duhet, thjesht nuk funksionojnë. Ndoshta ka të bëjë me korrupsionin, me gjendjen e ulët ekonomike, kështu që njerëzit largohen dhe frustrohen. Dhe ndryshe nga epoka e komunizmit ata kanë opsione, vende ku të shkojnë në vendet e BE, në Amerikë, persona të tjerë shkojnë edhe në Azi. Mendoj se është një fenomen natyral, sepse fillimisht duhet të mendosh për veten, familjen tënde, por ardhmja e karriera juaj është e trishtueshme”, theksoi Arvizu. Ish-diplomati amerikan theksoi se “e di që shqiptarët e duan shumë vendin e tyre, pavarësisht se sa kohë jetojnë në një vend tjetër, pavarësisht se sa të frustuar janë këtu, ata e duan Shqipërinë. Është diçka e trishtueshme, shpresoj të ndryshojë diçka”

Berisha dhe Arvizu pas një takimi në Kryeministri

Ai u ndal edhe te puna e pasaardhësit të tij, Donald Lu si ambasador duke theksuar se ndryshe nga mandati i tij, ai u përqendrua vetëm te Reforma në Drejtësi. “Donald Lu, është miku im. Kam mbajtur kontakt me të që kur u largova. Unë mendoj se ishte një ambasador i shkëlqyer. Pavarësisht se kush do të jetë ambasador do të ketë një qëndrim ndryshe. Unë e di që disa njerëz një prej sugjerimeve, apo kritikave që kishin ishte se nën të ambasada u duk se po përqendrohej vetëm te Reforma në Drejtësi. Njerëz në Shqipëri mund ta vendosin nëse kjo është diçka e suksesshme ose jo, unë e kuptoj se çfarë po përpiqte të bënte, besoj se nuk jam në mendjen e tij (e Lu). Besoj se ai mendonte se Reforma në Drejtësi ishte kyçi thuajse i diçkaje dhe nëse në një fare mënyrë mund të ketë progres, atëherë mund të ketë ndikim pozitiv te politika apo te gjendja ekonomike dhe sociale. Kur isha këtu gjendja ishte paksa më ndryshe, qëndrimi ynë ishte paksa ndryshe, ndoshta më tradicional mund të them, pasi merreshim me sektorë të ndryshëm. Ndërkohë që shikoj të shkuarën mendoj se kemi lënë ca gjëra të mira, i lamë ca gjëra të papërfunduara, por kush mund të thotë, por unë e di që është diçka për të cilin flasin njerëzit, mendoj se kjo është arsyeja se pse e bëri atë”, theksoi Arvizu.

Kreu i PD, Basha gjatë takimi me dy ish-ambasadorët Donald Lu dhe Alexander Arvizu


Sa i përket situatës politike në vend, për ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, fakti që nuk ka ndryshim, gjendja është jo pozitive. “Mund t’ju them se dinamikat politike janë të njëjtat, nuk janë më mirë, as nuk janë më keq. Po për shkak se janë të njëjta duhet të them se po përkeqësohen, sepse mendoj se koha kalon ndërkohë që koha kalon pritshmëritë e njerëzve rriten, e dimë që Shqipërinë nuk është në gjendje të mirë nga ana ekonomike, është pjesë e drejtimit Perëndimor, por është një vend i varfër, pra më shumë progres duhet të vejë. Për shkak se gjendja është e njëjtë, nuk është gjë e mirë, është diçka negative”, tha Arvizu në intervistën e tij.
Arvizu ishte ambasador në viti 2010-2015. Kjo ishte një periudhë e vështirë, pasi detyrën e nisi në janar të 2011 që përkoi me një situatë tejet të vështirë, për shkak të protestave të 21 janarit, ku u vranë 4 protestues të opozitës.


Në përpjekje për shtensionimin e situatës, Arvizu do të mbahet mend për deklaratën e bujshme, ku e cilësoi kryeministrin e atëhershëm Sali Berisha si një burrë shteti, sa i përket shmangies së eskalimit të mëtejshëm të situatës, ku qeveria e djathtë akuzonte për një puç institucional me protestën e 21 janarit. Më pas ai e sqaroi se i dha një cilësim të tillë, për shkak se Berisha u tërhoq nga një kundër miting ndaj opozitës.

Kryesocialisti Edi Rama dhe ambasadori Arvizu, takim në selinë e PS-së pas zgjedhjeve lokale 2011


Gjatë qëndrimit të tij si ambasador ndodhi dhe kalimi i pushtetit nga e djathta te e majta në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Gjithashtu Arvizu do të mbahet mend se mori pjesë në procesin e numërimit të votave në vitin 2011 për zgjedhjet bashkiake, ku fitues doli Lulzim Basha përballë Edi Ramës, duke ndikuar në zgjidhjen e ngërçit të krijuar nga bllokimi i procesit të numërimit të votave, si dhe negocioi dhe në zgjidhjen e konfliktit të krijuar për shkak të rinumërimit të votave të hedhura në kutinë e gabuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë