Politike

Arvizu fshikullon opozitën: Betejat politike bëhen në Kuvend

Në një vizitë jo zyrtare në Shqipëri, ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka deklaruar se lufta e ashpër politike në Shqipëri vazhdon.

Gjatë një takimi me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, në ceremoninë e dekorimit nga Presidenti i Republikës “Për merita të veçanta civile, Arvizu ka theksuar se mungesa e opozitës në Kuvend prej disa jaavësh nuk i shërben të ardhmes së vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Vendi i opozitës është në Kuvend dhe me prezencën dhe betejat e saj politike e parlamentare ajo duhet t’u japë shqiptarëve dhe mbështetësve të saj arsye dhe motive për ta votuar. Shqiptarët nuk duhet të humbasin shpresën dhe besimin te vetja e tyre se Shqipëria mund të bëhet, - theksoi Arvizu. - Ata vetë duhet të kontribojnë për ndryshimin si edhe për përballimin e problemeve që ka vendi, si korrupsioni, lufta kundër krimit të organizuar etj. Vetë Shqipëria është një vend dhe një partner i besueshëm”.
Ambasadori Arvizu vlerësoi edhe progresin e Shqipërisë drejt integrimit europian.

“Shqipëria meriton më shumë nga BE, edhe pse në disa raste ka qenë “viktimë” e standarteve të dyfishta dhe nuk ka marrë atë që meriton. Shqipëria është e qartë që për të nuk ka alternativë tjetër përveç marshimit drejt BE-së dhe fuqizimit të marrëdhënieve me ShBA.”

Nga ana e tij, Ruçi e falënderoi ambasadorin Arvizu për misionin e tij të sukseshëm në Tiranë, si ambasadori i trembëdhjetë në historinë e marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve, prej korrikut të vitit 1922, dhe ambasadori i tetë pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve, prej marsit të vitit 1991.

“Ju jeni jo thjesht ambasadori më jetëgjatë i ShBA në Tiranë, por një ambasador shumë i suksseshëm. Më e rëndësishme se jetëgjatësia e misionit, është legacia Juaj në fuqizimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe të miqësisë midis ShBA dhe Shqipërisë. Ne, shqiptarët, e duam të gjithë Amerikën, por, Ju shumëfishuat simpatinë tonë për këtë komb të madh paqësor, demokratik e liridashës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë