Keshilla

Arti i të mos bërit asgjë. Studimet e konfirmojnë: Rrit kreativitetin

Rreth 72% e njerëzve pretendojnë se idetë më të shkëlqyera u vijnë kur janë në dush. A mendoni se frymëzimi ynë mund të shkaktohet nga një moment relaksues, si të bërit dush, ose nga një moment tjetër i paparashikueshëm? Ndonjëherë ne mund të shtyjmë veten në momente të krijimtarisë në vende të papritura. Ekspertët kanë lajme të mira për ju. Të mos bësh asgjë, rrit kreativitetin. Truri ynë është në nivelin e tij më inovator, kur jemi duke pushuar, jo duke punuar. Nuk është sekret që në ditët e sotme, bota në të cilën jetojmë na merr shumë kohë. Ndonjëherë ne ndihemi të lodhur dhe nuk kemi asnjë ide gjeniale.

Kjo sipas ekspertëve nuk ka të bëjë me dembelizmin dhe shtyrjen e gjërave gjatë gjithë kohës. Këtu është fjala për artin e të mos bërit asgjë. Është e domosdoshme që kreativiteti ynë të ndalet dhe të çlodhet. Ju mund të mërziteni dhe ndjeni sikur asgjë nuk po ndodh. Por kjo nuk është e vërtetë! Është pikërisht kjo koha ideale që mendja juaj ka mundësi për të gjeneruar ide gjeniale. Legjenda rreth Issak Njutonit dhe mollës na vjen menjëherë në mendje. Ai e gjeti përgjigjen, kur nuk po bënte asgjë dhe nuk po kërkonte dhe as nuk ishte i zënë me punë.

Është provuar se meditimi ju ndihmon për të përmirësuar shëndetin personal dhe për të zvogëluar stresin. Gjithashtu, një sy gjumë 10-20 minuta mund të rrisë kreativitetin tuaj.
Kohët e fundit u zbulua se studentët që u shkëputën një javë nga rrjetet sociale u bënë më të lumtur dhe gjithashtu emocionet e tyre ishin më pozitive. Fakti që asnjë informacion shtesë nuk po vinte në trurin e tyre, i solli ata në gjendje pushimi dhe paqeje.

Shoqëria dhe kultura jonë gjithmonë na shtyjnë të punojmë më shumë dhe të studiojmë më shumë. Por ne gjithashtu duhet të dimë se arti i të mos bërit asgjë mund të zgjidhë shumë probleme dhe të na largojë nga mbingarkimi i trurit tonë dhe shkaktimi i dështimit psikologjik. Ndaloni për një moment dhe truri juaj do t’ju falenderojë duke ju sjellë ide të shkëlqyera.

Pra, kur papritmas lodheni nga puna juaj e preferuar, hobi, ose llogaria e mediave sociale, dëgjoni trupin tuaj. Ndalni gjithçka!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë