Vende dhe Udhetime

Arti i papërsosmërisë

Njerëzit nuk i shkatërrojnë gjërat qëllimisht, madje shumë kultura thonë se nuk duhet të mbash gjëra të thyera në shtëpi por ky nuk është rasti në kulturën Japoneze. Zbukurimi i qeramikës së thyer me një llak të përzier me ar pluhur është pjesë e një tradite japoneze më shumë se 500-vjeçare që ka për qëllim të nxjerrë në pah papërsosmëritë. Kjo jo vetëm që do të tregojë qetësinë kur një copë qeramike e dashur prishet dhe është gjithashtu një kujtesë e bukurisë së brishtësisë njerëzore.

Në një botë që aq shpesh vlerëson rininë dhe përsosmërinë, përqafimi i të vjetrës dhe të prishurës mund të duket i çuditshëm por praktika e shekullit të 15-të e kintsugi, që do të thotë "të bashkohesh me ar", është një kujtesë për të qëndruar optimist kur gjërat prishen dhe për të festuar të metat dhe hapat e gabuar të jetës.

Teknika kintsugi është një zgjatim i filozofisë japoneze të ëabi-sabi, e cila e sheh bukurinë në jo të plotën dhe vlerën në thjeshtësi. Restaurimi i copave të thyera zakonisht zgjat deri në tre muaj, pasi fragmentet ngjiten me kujdes së bashku me lëngun e një peme indigjene japoneze, lihen të thahen për disa javë dhe më pas zbukurohen me ar që shkon përgjatë çarjeve të saj.

Në një epokë të prodhimit masiv, të mësuarit për të pranuar dhe festuar plagët dhe të metat është një mësim i fuqishëm për njerëzimin dhe qëndrueshmërinë.

Burimi: BBC. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë