Lajme

Arta Marku te “Ligjet”, opozita kërkon shtyrjen e mbledhjes

Sot në orën 11 në Komisionin e Ligjeve është parashikuar që të shqyrtohen dy raporte të rëndësishme për gjendjen e kriminalitetit në vend. Ai i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme dhe ai i Ministrisë së Drejtësisë.

Opozita ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e mbledhjes.

Nëpërmjet një letre drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryetarët e grupeve të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili shprehin kundërshtimin e opozitës për zhvillimin e mbledhjes sipas saj në shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit.

Kërkesa e plotë e PD:

Nëpërmjet një letre drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryetarët e grupeve të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili shprehin kundërshtimin e opozitës për zhvillimin e mbledhjes në shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit.

Spaho dhe Vasili argumentojnë se, ndryshe nga sa parashikon neni 29, raportimi është futur në rend dite pa qenë më parë në kalendarin e punimeve të Kuvendit, i miratuar deri në fund te sesionit.

Shkelja tjetër flagrante e Rregullores është caktimi i programit dhe kalendarit të Komisionit nga kryetari Ulsi Manja pa u këshilluar më parë me nënkryetarin Alibeaj, siç e detyron neni 33 i Rregullores së Kuvendit.

Në kërkesën drejtuar Ruçit, kryetarët e grupeve të opozitës theksojnë se dy raportet janë voluminoze dhe duan një kohë të mjaftueshme për shqyrtim serioz. Për më tepër, ata vënë në dukje se dy anëtarë të opozitës, përfshirë nënkryetarin janë me detyrë nga Kuvendi jashtë vendit.

Duke cituar kompetencat e Kryetarit, Spaho dhe Vasili i kërkojnë kryeparlamentarit Ruçi të anulojë mbledhjen e orës 11.00, që zhvillohet në shkelje të 4 neneve të Rregullores.

Duke e konsideruar Rregulloren e Kuvendit si garantuesen e vetme të bashkëjetesës politike në Kuvend, kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës theksojnë se shkeljet e vazhdueshme të opozitës po e minojnë këtë bashkëjetesë.

“Nëse veprimet arbitrare të përfaqësuesve të maxhorancës, në shkelje të Rregullores, mbështeten nga ana juaj, atëherë jeni duke vënë seriozisht në rrezik bashkëjetesën demokratike midis pozitës dhe opozitës në Kuvend”- thuhet në kërkesën e kryetarëve të opozitës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë