Ka nisur seanca në Komisionin e Ligjeve, ku është thirrur Arta Marku për të raportuar mbi gjendjen e kriminalitetit në vend.
Seanca ka nisur me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit më herët nëpërmjet një letre drejtuar Kryetarit të Kuvendit shprehu kundërshtimin e kësaj mbledhjeje me arsyetimin e shkeljes së rregullores.
Në nisje opozita ka thënë se mbledhja për raportimin e veprimtarisë së kryeprokurores nuk është e përcaktuar në kalendarin e punimeve dhe duhet të anulohet, por kryetari i Komisionit Ulsi Manja i ka kundërshtuar sepse kalendari i punimeve është miratuar bashkë me opozitën.
Kujtojmë që ish-prokurorja e Shkodrës mori detyrën në dhjetor 2017, duke pasuar në krye të organit të akuzës, Adriatik Llallën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.