Futboll

Arsenali sfidon Real Madrid, gati 60 milionë euro për një sulmues

Gazeta Si - Arsenali sfidon Realin e Madridit në merkato. Dy klubet e mëdha kanë një obkjetiv të përbashkët për të ardhmen. ‘Topçinjtë’ dhe madrilenët kanë vënë në shënjestër, sipas ‘Defensa Central’, japonezin Takefusa Kubo.

Sulmuesi i Real Sociadad ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh për prishjen e parakohshme të kontratës. Kubo ka qenë pjesë e Realit dhe dëshira e tij është për klubin më të titulluar në Champions, pasi e njeh tashmë më mirë futbollin spanjoll. Megjithatë, është edhe ana ekonomike që vendos.

Real Madrid kërkon të forcojë sulmin, forca e të cilit është zbehur disi pas largimit të Karim Benzema. Në anën tjetër, edhe Arsenali, që ka shpenzuar jo pak në merkaton e verës, është gjithmonë në kërkim të lojtarëve që spikasin. Angazhimi në kampionat dhe Champions e bën më të nevojshëm afrimin e lojtarëve me kualitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë