Futboll

Arrihet akordi, Luçiano Spaleti është zyrtarisht trajneri i ri i Italisë

Gazeta Si – Ashtu siç edhe pritej, Luçiano Spaleti është zgjedhur trajner i Italisë, pas largimit të papritur të Roberto Mançinit. Pas diskutimeve të ditëve të fundit, dyshimet dhe problemet që kanë shoqëruar tratativën, janë lënë mënjanë.

Takimet e fundit mes ish-trajnerit të Napolit dhe presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gravina, kanë dhënë rezultat. Mbyllja e marrëveshjes para fundjavës bën që Spaleti të nisë punën javën e ardhshme.

Luçiano Spaleti, trajneri i ri i Italise. Gazeta Si, 18 gusht 2023

Federata Italiane i ka premtuar mbështetje maksimale trajnerit edhe në lidhje me detyrimin ligjor ndaj De Laurentis, presidentit të Napolit. Ditët e fundit Gravina dhe Spaleti kanë folur për të gjitha temat dhe presidenti ka gjetur entuziazmin dhe disponibilitetin e trajnerit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë