Lajme

Arrestohet “Zogu i Tiranës”, siguronte vajza për prostitucion

Një aksion i policisë së Tiranës solli arrestimin e 4 personave dhe shoqërimin e disa të tjerëve, me dyshimin e shfrytëzimit të vajzave për prostitucion. Aksioni u zhvillua në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës. Mes të arrestuarve është edhe Hermes Nikaj, 28 vjeç, i njohur me pseudonimin “Zogu i Tiranës”. Ai ka qenë personazh i disa emisioneve të mëngjesit në televizionet shqiptare. Policia thotë se “Zogu i Tiranës” siguronte vajza për prostitucion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë