Ngjarje

Arrestohet vrasësi ‘i çmendur’ i 37-vjeçares shqiptare, nuk njiheshin dhe ndërroi bluzën pas krimit

Gazeta Si - Një 28-vjeçar, është arrestuar në Itali, si autor i krimit një ditë më parë në Vittoria të Raguzës, ku dyshohet se goditi me thikë 37-vjeçaren shqiptare, Brunilda Halla.

Burri u identifikua nga policia italiane falë kamerave të sigurisë me video, u gjurmua gjatë natës dhe pas ndalimit u dërgua në polici.

Mediat italiane dyshojnë se bëhet fjalë për një të ri me probleme të mundshme psikologjike.

Dyshohet se ai ka pranuar se ka qenë autori i vrasjes. Sipas shtypit fqinj, goditja me thikë e gruas ishte "një gjest rastësor dhe i pamotivuar".

Në rrugë

Brunilda Halla, nënë e dy fëmijëve, e martuar me një shtetas shqiptar, sapo kishte dalë nga shtëpia, rreth orës 13:00 të mërkurën, kur ishte ende në derë, kur u sulmua dhe u godit.

Shtëpia e saj ndodhet në ‘via Firenze’ dhe në atë kohë rruga në qendër të Raguzës ishte shumë e ngarkuar.

Gruaja ndihmua nga personeli i 118-ës, por vdiq teksa po transportohej në spitalin Guzzardi për shkak të plagëve të thella në trup.

Probleme psikike

I arrestuari është një 28-vjeçar nga Raguza me probleme të mundshme jostabiliteti psikik.

Vrasja, sipas një hipoteze fillestare të karabinierëve që po hetojnë, ka lidhje me një raptus ose një gjest çmendurie.

Policia ka rindërtuar incidentin falë pamjes së videove të regjistruara nga kamerat e zonës.

Burri ishte gati të kalonte rrugën kur, ndoshta me bisht të syrit, pa gruan te dera e shtëpisë për t’u larguar.

Ai është kthyer dhe është drejtuar me thikë në dorë, duke e goditur disa herë në shpatulla dhe qafë. Më pas ka ikur, pa u kthyer mbrapa, por duke vazhduar të njëjtën rrugë.

Prokurori: Krim i rastësishëm

“Ai është një njeri problematik, ka rrëfyer vrasjen që duhet të jetë rastësore, pasi nuk kemi gjetur kontakte të mëparshme mes tij dhe viktimës”, tha Prokurori i Raguzës, Fabio D’Anna.

Rrëfimi

Pasi hodhi poshtë akuzat e para, burri u ndal, pranoi përgjegjësitë e tij dhe kërkoi të merrej në pyetje nga gjyqtari për të bërë një rrëfim të plotë.

Gjatë marrjes në pyetje nga Francesco Riccio, zëvendësprokuror në Gjykatën e Raguzës, autori bëri një rindërtim të plotë të asaj që kishte ndodhur, duke lejuar karabinierët të gjenin edhe thikën që përdori për sulmin.

Mjetin prerës ai e kishte hedhur menjëherë pas vrasjes, si dhe një këmishë që kishte veshur në momentin e ngjarjes dhe të cilën e kishte ndërruar me frikën se mund të shfaqeshin disa gjurmë që do ta kishin zbuluar atë si autor të krimit.

Megjithatë, është ende i paqartë motivi që e shtyu atë të sulmojë me aq egërsi kundër gruas edhe për shkak se, siç u konstatua nga karabinierët, viktima dhe vrasësi nuk njiheshin me njëri-tjetrin dhe për këtë arsye fakti nuk mund të gjurmohet në dinamikën tipike të ngjarjes.

Bruna, siç thirrej ndryshe, jetonte në Vittoria prej vitesh me bashkëshortin dhe dy fëmijët, një vajzë 16 vjeçe dhe një djalë 11 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë