Ka ndodhur

Itali/ Vritet me thikë shqiptarja përpara shkollës së djalit

Një grua 37-vjeçe ka vdekur pas një sulmi ndaj saj, në provincën e Raguzës, në Itali. Gjatë mesditës së sotme, Bruna Meuca Hella ka shkuar për të marrë djalin në shkollë por është gjetur e vdekur.
Mediet italiane shpjegojnë se dyshohet që autori mund të jetë bashkëshorti i së resë.

Më tej thuhet se 37-vjeçarja ka mbërritur pa shenja jete në spital.

Ndër të tjera përcaktohet se agjentët e mjekësisë ligjore janë duke punuar në zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Sipas medieve po punohet edhe për rindërtimin e dinamikës së sulmit, e identifikimin e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë