Ngjarje

Foto/ Vrasja e Brunildës në Itali, momenti kur autori largohet pas krimit: Një rebelim ndaj shoqërisë!

Gazeta Si - Tre imazhe tronditëse. Ai që i afrohet dhe më pas, pasi e godet me thikë, ikën me vrap.

Falë këtyre imazheve u identifikua dhe u rrëfye në kazermën e Vittoria-s (Raguza), 28-vjeçari i dyshuar për vrasjen e Brunilda Hallës, 37-vjeçares shqiptare.

Policia italiane, ende nuk e ka publikuar identitetin e tij, apo se çfarw kombwsie ka.

Krimi i rëndë, u zbulua në më pak se 3 orë nga agjentët, të cilët përveç provave dhe fakteve, u ndihmuan edhe nga banorë të lagjes.

Gjatë marrjes në pyetje, autori dyshohet se kishte “ngritje dhe ulje tipike të një personaliteti të shqetësuar”, dhe deklaroi se kishte vepruar si “rebelim kundër shoqërisë së Vittoria-s që e kishte margjinalizuar”.

Arrestimi

I dyshuari, i cili "menjëherë mohoi krimin", shpjegojnë agjentët, "më vonë, ndoshta i kapur nga pesha e fajit, kërkoi të merrej në pyetje nga magjistrati për të bërë një rrëfim të plotë".

28-vjeçari, “i ndihmuar nga avokati i tij, bëri një rikonstruksion të plotë të asaj që kishte ndodhur, duke lejuar karabinierët të gjenin thikën e përdorur, të cilën e kishte hedhur menjëherë pas vrasjes, dhe një këmishë që kishte veshur”, në përpjekje për të mos u identifikuar.

Misteret

Megjithatë, motivi i krimit është ende i paqartë, edhe për shkak se karabinierët konstatuan se viktima dhe vrasësi nuk njiheshin me njëri-tjetrin.

Brunilda Halla ka ndërruar jetë menjëherë pas sulmit të ndodhur në qendër të Vittoria-s, teksa stafi i 118-ës po e transportonte me ambulancë në spitalin Guzzardi.

“Ai është një njeri problematik, ka rrëfyer vrasjen që duhet të jetë rastësore, pasi nuk kemi gjetur kontakte të mëparshme mes tij dhe viktimës”, -  tha prokurori i Raguzës, Fabio D’Anna.

Vrasësi: U margjinalizova, u rebelova!

“Ai pranoi faktet, përgjegjësinë e tij për vrasjen. Vetë ka kërkuar të flasë me prokurorin për të rrëfyer”.

Franco Vinciguerra, avokati i 28-vjeçarit ka dhënë detaje për vrasjen e Brunilda Hallës.

“Jemi në prani të një subjekti me probleme mendore të vërtetuara, tashmë viktimë e bullizmit të thellë, të ndjekur nga neurologë dhe psikiatër. Në vitin 2016 iu nënshtrua trajtimit të detyrueshëm shëndetësor”, vijon avokati.

Nuk ka asnjë motiv të caktuar

Nuk do të kishte asnjë motiv të caktuar. “Në një marrje të gjatë në pyetje, ai pretendoi se ai ishte një gjest rebelimi ndaj shoqërisë së Vittoria-s që e kishte margjinalizuar atë”, përfundon avokati.

Autori është djali i një familjeje të qetë të shtresës së mesme, të dy prindërit janë nëpunës civilë.

Vrasësi ishte gati të kalonte rrugën kur kuptoi se Brunilda Halla ishte e kthyer me kurriz nga rruga dhe po mbyllte derën e shtëpisë.

I riu shkoi drejt saj dhe më pas e goditi me thikë 6 ose 7 herë në mënyrë të përsëritur mes shpatullave dhe qafës dhe më pas u largua.

Ai e la armën në një luginë dhe shkoi në shtëpi për të ndërruar rrobat. Me shumë mundësi, për të do të urdhërohet një autopsi.

Ndërsa familja e Brunildës, bashkëshorti, fëmijët dhe vëllai i saj me banim në veri, kanë caktuar një avokat për të ndjekur çështjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë