Arrestohet punonjësi i policisë së Durrësit, Sherif Hajdari.
Arrestimi i tij është bërë një ditë pasi bashkëshortja e tij u gjet e pajetë në banesë.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë rreth orës 13:20 në lagjen numër 7 në qytetin bregdetar të Durrësit gjatë kohës kur në banesë ishte edhe bashkëshorti i saj.
Efektivi i policisë akuzohet se ka shtyrë gruan e tij Merita Hajdari drejt vetëvrasjes.
Familjarë të viktimës kanë treguar se nga jashtë banese kishin dëgjuar sherrin mes çiftit, ndërsa thanë kur hynë në banesë panë gruan të vrarë me një armë zjarri.
Ndërkohë, pas hetimeve të grupit hetimor, me prova shkencore u vërtetuan se 47-vjeçarja u vetëvra me një plumb në kokë, me armën e shërbimit të burrit të saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.