Ka ndodhur

Arrestohet polici, aksidentoi në gjendje të dehur një të ri në Durrës

Një inspektor policie, me iniciale P.P., 52 vjeç, është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Oficeri i patrullës së përgjithshme në Policinë e Durrësit, akuzohet se mbrëmjen e të hënës, 6 qershor, rreth orës 22:30, aksidentoi me makinë një 33-vjeçar, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Pas aksidentit të ndodhur në lagjen numër 18 të Durrësit, punonjësi i policisë u largua nga vendngjarja, por u arrestua më vonë.

Pas testit të alkoolit, rezultoi se ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin që përplasi me makinë të riun.

Polici akuzohet për shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim i mjetit motorik në mënyrë të parregullt dhe largimi nga vendi i aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë