Rend dhe Ligj

Arrestohet përdhunuesi shqiptar në Greqi, i dënuar dhe më parë

Policia greke ka vënë në pranga një përdhunues shqiptar në Kakavijë, pasi dyshohej se ka përdhunuar disa fëmijë.
Sipas mediave greke, 49-vjeçari që u vu në pranga, ishte dënuar për përdhunim të fëmijëve, por që ishte ende i lirë.
Ai është kapur në tentativë për të ardhur në Shqipëri. Mësohet se abuzuesi shqiptar ishte në pritje të aktgjykimeve të Gjykatës së Apelit, në Euboea, teksa ishte dënuar me nëntë vite e një muaj burg për përdhunim dhe joshje të fëmijëve.
Menjëherë pas arrestimit, Prokuroria e Janinës ka urdhëruar dërgimin e shqiptarit në burgun e Stavarki.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë