Ka ndodhur

Arrestohet në Vlorë 30-vjeçari i kërkuar në Itali për trafik droge

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Policia thotë se në pranga është vënë shtetasi me inicialet G. K., 30 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Messinas, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprat penale "Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë