Lajme

Arrestohet në Shqipëri terroristi rus, pjesë e ISIS që prej 2013

Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas rus, cili ishte në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë terroriste. Ai kishte mbërritur në Shqipëri si emigrant i paligjshëm dhe ishte pjesë e ISIS që prej vitit 2013.
Mësohet se në pranga është vënë shtetasi R. M., 34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, Rusi.
Siç njofton policia, ky shtetas ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, Republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal rus.
Në qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.
Materialet e para hetimore të kryera për këtë ngjarje, i janë referuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”. 34-vjeçari do të ekstradohet në Rusi, ku dhe do të kryejë dënimin.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1038751089649168/?__xts__[0]=68.ARAEfShzi7MPuhJZfdXlmokjx2h4m3FOFGRXqJczwNpBnekrTuHXCrGijjhyYetHzx-fTwBDRiu8apFDGXVC6azS2q9zRgQDnlLSHLPLIXgwLj3xY9rm3WwxO-PLGE4BeDvkXjfPzapR2JCUYqrEpaVV-vbne8UvevfD4reyHpqqEAgowDZwrvrfbdR86hVbahF1vpwVz59z_6fU9fFhITq4zRdOun-iFxWTvGllHtQZFQvy7FZowNgIGzEjAY33T0awZWjmYvB2tZCJImyH4Nbq_wkYfABereuTYsBDPzDfXmUfYTbMa51iMYRs5ebsFq9xIjHZ9_eRfa0UBMVpyIMm3jLm7l4ebyvYu_gn&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë