Rend dhe Ligj

Arrestohet në Shkodër 51-vjeçari i dënuar nga Italia për trafik droge

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 51-vjeçar të dënuar nga drejtësia italiane me 15 vjet burg për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

Policia thotë se është vënë në pranga Ladio Braci, 51 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Shkodër.

Siç njofton policia, 51-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Padovas, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar me 15 vjet burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur edhe 12 vjet burg), për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike nga vende të tjera drejt Italisë.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë