Rend dhe Ligj

Arrestohet në Shkodër 40-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia thotë se pas një pune të mirëorganizuar është vënë në pranga shtetasi J. V., 40 vjeç, banues në Shkodër.

Siç njofton policia, arrestimi i 40-vjeçarit është bërë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, sipas njoftimit të dhënë e shpërndarë nga Interpol Roma.

Gjykata e Milanos, Itali, në vitin 2018, ka lëshuar urdhër-arrestin për shtetasin J. V., për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në shtetin italian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë