Rend dhe Ligj

Arrestohet në Kosovë “Dëshmitari X” në çështjen “Xhafaj”

Albert Veliu, i njohur si “Dëshmitari X” në çështjen “Xhafaj” mësohet se është arrestuar në Kosovë, bashkë me të birin, sipas mediave kosovare.

 “Indeksonline” shkruan se Veliu ka qenë duke qëndruar në Shtime “ndërsa tani është i arrestuar së bashku me të birin e tij dhe për këtë janë informuar edhe autoritetet shqiptare”.

Pas publikimit të audio përgjimit, dhe zbulimit të identitetit të tij Veliu u thirr më 18 maj në prokurori ku u pyet prej pesë orësh nga prokurorët.

Aktualisht prokuroria vijon hetimet për këtë çështje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë