Lajme

Arrestohet me 1 kg zhivë helmuese, Prokuroria nis hetimet

Policia ka arrestuar shtetasin Ymer P. nga Elbasani, të cilit i është gjetur një sasi prej një kilogramë zhivë helmuese. Menjëherë është hapur një hetim për të kuptuar qëllimin e përdorimit të kësaj lënde helmuese.

Nga Policia po bëhen përpjekje për të mësuar se kush janë blerësit e mundshëm të zhivës helmuese dhe destinacioni i kësaj lënde. Ymer P., 59 vjeç dhe banues në Elbasan, është shoqëruar nga forcat e policisë mbrëmjen e së shtunës.

Nuk ka detaje të tjera për këtë ngjarje, ndërkohë që Prokuroria kërkon të zbardhë gjithçka, duke tentuar ta bëjë shtetasin e arrestuar bashkëpunëtor të drejtësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë