Ka ndodhur

Arrestohet kandidati i LSI në Elbasan, drejtonte makinën i dehur

Pak pas prezantimit zyrtar nga Monika Kryemadhi u njoftua se është arrestuar një nga kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sokol Skura i pesti në listën e Elbasanit është arrestuar pasi policia e ndaloi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Policia tha se Skura po udhëtonte në aksin Librazhd-Elbasan dhe gjatë kontrollit ka rezultuar se kishte konsumuar alkool.

Ky nuk është arrestimi i parë i tij. Në vitin 2015 ai arrestuar për një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari teksa drejtonte makinën po në gjendje të dehur. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë