Lajme

Korçë, arrestohet për mashtrim juristi i hipotekës

Policia e Korçës ka arrestuar juristin e Hipotekës, Elvis Gjata, pasi akuzohet për mashtrim.

Dyshohet se ai kishte mashtruar disa persona nga Librazhdi, duke u marrë një shumë parash për të ndërhyrë për një çështje gjyqësore penale.

Por, ata e kanë denoncuar për mashtrim dhe pas hetimit prokuroria lëshoi urdhrin e arrestit për Gjatën. Vendimi u ekzekutua nga policia e Korçës dhe arrestimi i juristit është kryer mbrëmjen e së enjtes. Ndërkohë ka filluar procedimi penal dhe u shpallën në kërkim shtetasit E.F, 32 vjeç dhe K.G, 30 vjeç, të dy banues në Korçë.

Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se në muajin maj të vitit 2018, i kanë përvetësuar shumën prej 8000 Euro, me qëllim zgjidhjen e një problemi gjyqësor, shtetases D.H, 36 vjeçe, banuese në Librazhd.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë