Lajme

Arrestohet i forti i Tiranës, Elvis Gaçaj, i gjendet armë pa leje

Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Elvis Gaçaj, i cilësuar nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë, i cili njihej ndryshe edhe si “i forti” i Tiranës.
Gaçajt, gjatë kontrollit iu gjet një armë pa leje, dhe rrezikon 15 vite heqje liri ashtu siç parashikon Kodi i ri Penal, i cili hyri në fuqi ditën e djeshme.
Siç njofton policia, në rrugën “Taulantia” është bërë i mundur identifikimi i mjetit që lëvizte Gaçaj.
Drejtuesi i automjetit sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi së bashku me pasagjerin dhe gjatë largimit Elvis Gaçaj, që ishte pasagjer në makinë, dhe ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ka hedhur në rrugë një armë zjarri pistolete me fishekë.
Elvis Gaçaj, pasagjer në mjet është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë për veprat penale kundër personit dhe për armëmbajtje pa leje.
Gjithashtu ka qenë në masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Ndërsa, shtetasi K. D., i arrestuari tjetër është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe armëmbajtje pa leje. Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë CZ çeke, dy krehëra me 26 fishekë kalibër 9 mm dhe automjeti tip BMW.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/487805095283133/?epa=SEARCH_BOX


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë