Rend dhe Ligj

Arrestohet Henri Çili- “Ndërhyri për lirimin e vrasësit të efektivit të RENEA-s në Lazarat”

Arrestohet pedagogu, analisti, botuesi dhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili.

Mësohet se Çili është arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm për llogari të policisë së Gjirokastrës me akuzën për korrupsion te organet e drejtësisë.

Çili është arrestuar së bashku me 7 persona të tjerë, mes tyre dhe një avokat, të cilët janë transferuar nën forca të shumta policore drejt Gjirokastrës. Ndërkohë ka dhe disa persona të shoqëruar.

Të arrestuarit akuzohen për korrupsion pasiv dhe aktiv në fushën e drejtësisë, ndërsa mësohet se Çili ndikonte te gjyqtarët për të nxjerrë nga burgu vëllezërit Aliko nga Lazarati të arrestuar e dënuar me burg përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha gjatë aksionit antidrogë në Lazarat.

Mes të arrestuarve është edhe avokati Ilir Korbi, drejtori juridik i UET i cili është gjithashtu edhe pedagog pranë këtij universiteti. Arrestimet kanë ardhur pas hetimeve disamujore nga prokuroria e rrethit të Gjirokastrës dhe emri i Henri Cilit dyshohet se ka dalë gjatë përgjimeve të bisedave telefonike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë