Lajme

“Lazarati”, Apeli lë në fuqi vendimet me burg, avokati: 11 koka turku

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për të pandehurit e dosjes “Lazarati 2”.

Vendimi është shoqëruar dhe me incidente jashtë seancës gjyqësore, ku familjarët kanë kërcënuar gazetarët.

Gjykata e Apelit vendosi të dënojë me burg përjetë Arbion Alikon, dhe Borjan Boçian. Gjithashtu, pretenca ka kërkuar 153 vite burg për 9 të akuzuarit e tjerë. 

Elvis Boçia 35 vite

Xhulio Malo 10 vite

Albion Aliko 17.6 vite

Elson Kazma 17.6 vite

Klodian Selimi 13 vite

Oltion Proko 9 vite

Dervish Çoko 18 vite

Rohan Hirja 18 vite

Iliaz Xhaferaj 15 vite       

Pak pasi Apeli la në fuqi vendimin për dosjen “Lazarati2”, vjen reagimi nga avokati mbrojtës.

Avokati Bashkim Nikolla është shprehur se të pandehurit janë bërë koka turku, pasi sipas tij vrasësi i efektivit të RENEA Ibrahim Basha, është i lirë. Po ashtu, ai tha se familjarët do t’i drejtohen Gjykatës së Lartë.

“Do i drejtohemi Gjykatës së Lartë. Apeli s’na dha as gjykimin e shkurtuar. Një e drejtë e fituar nuk është e drejtë e mohuar, humbëm të drejtën e gjykimit të shkurtuar. Ngjarja nuk është hetuar dhe s’është marrë vendimi të hetohet për vrasjen e Bashës.  Asnjë hetim, asnjë pyetje, asgjë. Nuk është vonë që çështja të kthehet. Dhuna nuk duhej të ndodhte, por psikologjikishit kanë qenë shumë rëndë. 11 koka turku, vrasësi i Ibrahim Bashës është ende i lirë”, është shprehur avokati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë