Rend dhe Ligj

Arrestohet hajduti i 21 biçikletave në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 31-vjeçar, pasi akuzohet se është autor i vjedhjes së disa biçikletave.

Në sajë të operacionit të koduar “Çiklisti” në pranga ra shtetasi me inicialet M. M., banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

I riu akuzohet për 21 vjedhje të biçikletave të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit.

Siç njofton policia, 31-vjeçari më 4 qershor në lagjen nr. 1, Durrës, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. D. dhe pasi policia i është vënë pas është kapur në flagrancë në lagjen nr. 17, Durrës.

“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe 21 vjedhje të biçikletave gjatë muajve të fundit në Durrës, konkretisht:

Gjatë muajit shkurt 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve E. L dhe E. V.;

Gjatë muajit mars 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit I. B.;

Gjatë muajit prill 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve D. Sh., M. Sh., R. S., S. H., H. C. dhe Z. A.;

Gjatë muajit maj 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve A. G., J. B, B. D., O. Gj., B. N., G. K., I. Xh., V. K., M. Xh., L. D., P. K.;

Më datë 03.06.2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit D. Q.”, vijon më tej policia në njoftimin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë