Ka ndodhur

Arrestohet femra shqiptare që arriti të vjedhë 100 mijë euro përmes internetit. Në kërkim tre të huaj

Një femër 30-vjeçare është arrestuar se ka mashtruar dhe vjedhur përmes internetit paratë e disa qytetarëve shqiptarë dhe të huaj.

Dyshimet e para lindën nga një bankë e nivelit të dytë në Tiranë. Sipas hetimeve të Njësisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike të bëra publike sot nga policia, 30- vjeçarja nga Shqipëria, kishte vendosur në dispozicion të disa shtetasve të huaj, llogarinë e saj bankare, me qëllim mashtrimin e shtetasve shqiptarë në hapësirën virtuale.

Për këtë qëllim, kjo shtetase ka dërguar dhe kartën e saj bankare, së bashku me kodin përkatës, jashtë territorit të Shqipërisë, me qëllim tërheqjen e këtyre shumave monetare nga këta shtetas.

Ajo përfitonte 10% të shumës monetare për veprimet që kryente së bashku me këta shtetas.

Sipas policisë, nga verifikimet e kryera deri më tani, rezultojnë se janë disa shtetas shqiptarë të dëmtuar, të cilët janë identifikuar plotësisht.

Polcia thotë se  ekzistojnë dyshimet e arsyeshme që deri më tani ky grup ka arritur të dëmtojë shtetas shqiptarë dhe të huaj në shuma të ndryshme në një total prej 100.000 eurosh, “por që nuk përjashtohet fakti që kjo shumë të ndryshojë me vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve”.

Femra kryesore e gurpit i ka inicialet V.LL., dhe jeton në Tiranë.

Polcia tha se po vijon hetimet në bashkëpunim me partnerët për identifikimin e plotë  dhe ndalimin edhe të 3 shtetasve të huaj, të cilët janë bashkëpunëtorë në këtë skemë kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë