Rend dhe Ligj

Arrestohet drejtori i Kadastrës së Durrësit për shpërdorim detyre

Liridon Pula, drejtori i Kadastrës së së Durrësit, ka përfunduar në pranga. Policia e Durrësit e ka arrestuar drejtorin e kësaj kadastre, pasi Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për të. Lirodon Pula, bashkë me disa shtetas të tjerë, sipas Krimit Ekonomik, dyshohet se kanë abuzuar me pronat në bregdet, duke i tjetërsuar ato.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit L.P., 36 vjeç, banues në Tiranë, Drejtor i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës”, - shkruhet në njoftimin e policisë, ku bëhet e ditur se materialet i kanë kaluar Prokurorisë.

Çështja e pronave në bregdet është një nga problematiket në vendin tonë, pasi ka pasur jo pak abuzime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë