Drejtësia

SPAK sekuestron pasuritë ortakëve të kreut të arrestuar të ARRSH, Evis Berberi

Gazeta Si - SPAK ka sekuestruar pasuritë e paluajtshme të dy ortakëve të Evis Berberit, ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberi, i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash javën e kaluar.

Në një njoftim nga Prokuroria e Posaçme, thuhet se janë bllokuar pasuritë e e biznesmenëve Ervis Lamaj dhe Valter Begaj.

Këta të fundit akuzohen për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Dyshohet se Berberi si ish-kreu i ARRSH, ka kryer 6 procedura prokurimi në të cilat ishte fitues bashkimi i operatorëve të Valter Begajt me një vlerë rreth 2 milionë euro.

Në kuadër të urdhër-arresteve të lëshuara në 14 mars, me urdhër të SPAK është vendosur sekuestrimin e pasurive në emër të 2 biznesmenëve.

Konkretisht:

·Kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., me ortak personin nën hetim V. B. dhe administrator personin nën hetim E. L;

· Pasurinë e paluajtshme Nr.80/2, e llojit “arë”, me sipërfaqe 25,100 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.

· Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë” me sipërfaqe 1,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

· Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 1,080 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

· Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 2,055 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

· Pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 5,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

· Automjetin e markës “SKODA”, modeli “FABIA”, viti i prodhimit 2019;

· Automjetin e markës “JEEP”, modeli “COMPASS”, viti i prodhimit 2011;

· Automjetin e markës “BMW”, modeli “X3”, viti i prodhimit 2004;

· Automjetin e markës “FORD”, modeli “KUGA”, viti i prodhimit 2011;

· Motomjetin e markës “DAYANG”, modeli “DY125T-32”, viti i prodhimit 2022;

· Automjetin e markës “KIA”, modeli “SELTOS”, viti i prodhimit 2020;

· Automjetin e markës “HYUNDAI”, modeli “AVANTE”, viti i prodhimit 2020;


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë