Rend dhe Ligj

Arrestohet “Daja” nga Kosova, i dyshuari i 6 i grabitjes në Rinas

Policia ka arrestuar autorin e gjashtë të dyshuar të grabitjes së mbi 5 milionë eurove në Rinas, pasditen e 9 prillit.

Në pranga ka përfunduar shtetasi nga Kosova, Ragip Hajdini, i prangosur në Kavajë, në një resort te “Shkëmbi i Kavajës”, për të cilin ka dëshmuar më herët edhe i penduari Alkond Bengasi.

Bengasi e kishte përshkruar atë si një person rreth 50 vjeç, nga Kosova, i thirrur ndryshe edhe me nofkën “Daja”.

Ky i fundit dyshohet se është bashkëpunëtor i grupit dhe se ka pasur një rol kyç në grabitjen e parave në Aeroportin e Rinasit.

Dy personat me pseudonimet “Daja” dhe “Tani” që ende është në kërkim janë zbuluar nga dëshmia e Alkond Bregasit, punëtorit që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin hetimi tatimor, i fundit ky që pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë.

Sipas dëshmive të Bengasit, Hajdini ka pasur lidhje Muratajn dhe qëndronin shpesh bashkë.

Deri më tani, janë arrestuar shtetasit Oltian Veseli, Alkon Bengasi, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Elton Pikli.

https://twitter.com/SanderLleshaj/status/1121837072338309120

Arrestimi i Ragip Hajdinit, kosovarit të njohur me nofkën "Daja" është përshëndetur edhe nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

"I gjashti i bandës së Rinasit u mbyll prapa hekurave. Dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të rrallë të dikujt. Ka vetëm një alternativë: drejtësi. Falënderim për Policinë e Shtetit!", shkruan ai në "Twitter".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë