Rend dhe Ligj

Arrestohet autori i vrasjes së dyfishtë në Lezhë, policia jep shkaqet

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ditës së djeshme në Lezhë, në pyllin e fshatit Lalm Lukaj, ku u gjetën të vrarë dy shtetasit Kol Murrani dhe Preng Simoni.

Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar autorin kryesor të dyshuar të vrasjes së dyfishtë dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij për përkrahje të autorit të krimit.

Mësohet se në pranga ka përfunduar Aleksandër Përdoda, 40 vjeç, banues në Lalm, Lezhë, person me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

Po në lidhje më këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi E. Përdoda, i cili dyshohet se ka ndihmuar të vëllanë për fshehjen e provave.

Siç njofton policia, dyshohet se ky shtetas i ka qëlluar me armë për arsye pronësie, pasi pretendon se pjesa ku ka ndodhur krimi është pronë e tij.

Ndërkohë, policia e Lezhës vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e shtetasit E. Përdoda, si dhe vijon kontrollin e territorit përreth për gjetjen e armës së krimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë