Lajme

Arrestohet 53-vjeçari i dënuar me 10 vite burg për drogë

Një person i shpallur në kërkim dhe që ishte dënuar me 10 vite burg për trafik droge është arrestuar nga policia e Kukësit. Bëhet fjalë për Arif Çelën, 53 vjeç nga fshati Helshan i Hasit.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, më 15 prill 2019 ka lënë në fuqi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 10 vite burg.

Ai akuzohet për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë