Lajme

Arrestohet 48 vjeçari nga Mati pas sherrit me një femër

Shkëlqim Milkurti 48 vjeç  nga Mati  është  arrestuar nga forcat e policisë  të  Burrelit .

Milkurti në  gjendje të  dehur ka kanosur një grua me inicialet L.B e më  pas duke dashur ti rezistojë forcave të rendit ka pësuar aksident duke u përplasur me Mitsubishin e tij me një automjet të  tipit Benz. Nga aksidenti rezultojnë vetëm dëme materiale.

48 vjeçari Milkurti është dënuar edhe më parë për plagosje. Materialet pritet ti dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë  të  parregullt” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të policisë ”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë