Ka ndodhur

Arrestohet 41-vjeçari, thyen arrestin e shtëpisë dhe përndjek një vajzë

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia pasi theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe më pas ka përndjekur një vajzë 28-vjeçare, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. N., 41 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’ është larguar nga vendi i qëndrimit dhe ka përndjekur një 28-vjeçare, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë policia arrestoi shtetasin A. B., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasin A. H., 28 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabis”, vijon më tej policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë