Rend dhe Ligj

Arrestohet 37-vjeçari, lëvizte i armatosur në Tiranë

Një 37-vjeçar u arrestua pasi u kap nga shërbimet e policisë të komisariatit numër 6 me armë me vete. E.L banues në Domje, kishte zgjedhur të lëvizte me makinë në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës me qëllim që t’i shmangej kontrollit të Policisë, por u ndal dhe u kontrollua nga uniformat blu.

Si rezultat i kontrollit, policia i gjeti në brez një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 7 fishekë luftarak.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë